E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi i dyfishtë: Im shoq më vrau babanë, Policia greke e dëboi se më rrihte

Aida Nushi, foto e marrë nga rrjeti social FB

Flet ish-gruaja e Gentian Nushit, i cili vrau ish-vjehrrin.

Aida Nushi-Koçi: Im shoq, me thika mbi mua e djalin.

Genti më kërcënonte me vrasje. Me djalin zihej, sepse më dilte në mbrojtje

Nuk i kanë thënë që në fillim se ish-bashkëshorti i ka lënë të vdekur babanë, pasi e ka qëlluar me çifte në pragun e derës, nga ku ka dalë nuse 20 vjet më parë. Aida Nushi-Koçi është nisur nga Greqia drejt Semanit, me lajmin e rëndë se i ati është shumë sëmurë, por nga mesi i rrugës ka marrë vesh të vërtetën fatale. E shoqëruar nga djali i saj i madh, që ende nuk ka mbushur 16 vjeç, ish-gruaja e Gentian Nushit, që vrau ish-vjehrrin Dhimitër Koçi mesditën e së enjtes, mbërriti pak orë para varrimit të dy viktimave. Pasi i bëri nderimet e fundit të atit 65-vjeçar, Aida refuzoi të shkonte në portën përballë fqinjëve, te shtëpia e familjes së ish-bashkëshortit. Si nëna 37-vjeçare, ashtu veproi edhe i biri, i cili nuk pranoi ti jepte lamtumirën babait 41-vjeçar. Këtu nis edhe intervista e saj për gazetën Panorama…

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›