E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Referendumi lojë pa top, të nisim diskutimet për ndryshimet kushtetuese

Tiranë- Kryetari i Partisë Socialsite, Edi Rama, e ka kundërshtuar mbajtjen e referendumit nga qeveria, ndërsa është shprehur se edhe PS- ja është pro heqjes së imunitetit.

Gjatë një deklarate për mediat ai u shpreh se referendumi është i panevojshëm, ndërsa e ka cilësuar atë si një lojë pa top. Ai ka kërkuar që gjatë muajit shtator të zhvillohen bisedime mes palëve për ndryshimet kushtetuese, me qëllim që vendi të marrë statusi kandidat në BE.

“Nuk ka çfarë duhet një referendum për një çështje kur palët janë dakort për më tepër që shfaqin dakortësinë e tyre për heqjen e imunitetit në funsksion të statusit. Është e qartë se ne duam debatin për ndryshimet kushtetuese dhe votimin në parlament të imunitetit brenda shtatorit. Nëse kryeministri ka për qëllim statusin këtë çështje e zgjidhim në parlament, por vetëm të kryejnë të gjitha ndryshimet kushtetutese dhe pastaj votojmë. Në të kundërt Saliu le të vazhdojnë rrugën e tij me referendumin që nuk është asgjë vetëm një lojë pa top për të spostuar vëmendjen e publikut nga situata reale- tha Rama.

Më tej kreu i opozitës ka folur mbi ngjarjen e 21 Janarit. Duke ju referuar fjalës së kryeministrit për hetimin e saj ai ka thënë se Berisha herët ose vonë do të marrë dënimin për këtë ngjarje.

Kapja e të gjitha institucioneve si dhe vigjilja e zëvendësimit të kryeprokurores me një tjetër shërbëtore të pushtetit, ia shtojnë epshin për ta kthyer 21 janarin nga një krim të tij, në një krim të opozitës. Po i referohem fjalëve të xhaxhait të njërit prej të vrarëve, Aleks Nikës, kur tha se Krimineli kthehet gjithnjë në vendin e krimit dhe ky kthim tek ngjarja vetëm na kujton se vrasësi është ende në karrigen e kryeministrit. Herët ose vonë, Berisha do të duhet të kthehet para drejtësisë për gjakderdhjen e shkaktuar më 21 janar,- shtoi Rama.

Ai foli edhe për marrëveshjen e ujrave me Greqinë, duke i cilësuar veprimet e qeverisë si tradhëti kombëtare. Sipas tij PS- ja është dakord për një fqinjësi të mirë, por kjo duhet të arrihet nëpërmjet reciprocitetit.

Një tjetër çështje për të cilën foli shefi i PS- së është edhe procesi i privatizimeve. Sipas tij PS- ja është pro privatizimeve, por është kundër shkeljes së ligjit dhe sipas tij nëse opozita vjen në pushtet do të rishikojë çdo marrëveshje.

Kryministri dhe qeveritarët nga njëra anë grabisin dhe nga ana tjetër shajnë opozitës se është kundër privatizimeve, lirisë së sipërmarrjes. Jo ne nuk jemi kundër, por do jemi aleatët më të dhe të sipëmarrësve që pasurohen në mënyrë të ligjshme. Por, ne do rishikojmë cdo marrëveshje që është nënshkruar në dëm të interesit publik. Kush ka marr favoret e pamerituara duhet ta ketë të qartë se do i kthejë publikut atë që që nuk i takon atij dhe i takon publikut,- deklaroi ai.

Gjithashtu Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe situatën e zjarreve në vend, duke akuzuar qeverinë për mosaftësinë e vënies nën kotroll të situatës.

Kliti Topalli/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›