Korcë, vidhet Kisha e Shën Mërisë në Voskopojë
Nga hetimet e para del se është vjedhur një pjesë e madhe e ikonostasit të kishës. Policia tha se kisha, që është në rikonstruksion e sipër, nuk ruhej, edhe pse në të ka vlera të rëndësishme të ikonografisë shqiptare.
KORÇE - Objekte të kultit fetar me vlera për trashëgiminë kulturore dhe historike në Voskopojë, dhunohen e humbasin sërish fondin e tyre. Kisha e Shën Mërisë në fshatin Voskopojë është vjedhur nga persona ende të panjohur. Kjo vjedhje dyshohet se ka ndodhur natën midis të martës dhe të mërkurës, kur është sinjalizuar edhe policia e Korçës për dhunimin e saj. Dëmi mendohet të jetë i konsiderueshëm. Nga hetimet e para të policisë në vendngjarje, del se është vjedhur një pjesë e madhe e ikonostasit të kishës. Vjedhja ka ndodhur natën. Policia tha se kisha, që është në rikonstruksion e sipër, nuk ruhej, edhe pse në të ka vlera të rëndësishme të ikonografisë shqiptare. Një derë e kishës, nga dyshohet se kanë depërtuar vjedhësit, mbyllej vetëm me dy gurë dhe pa dryn. Specialistët thonë se ikonostasi i kishës së Shën Mërisë në Voskopojë i përket shekullit të 18-të. Ky ikonostas është pikturuar rreth vitit 1770 nga mjeshtër shqiptarë të ikonografisë por të paidentifikuar, si dhe është i gdhendur në dru e me reliev. Vjedhësit kanë arritur të heqin disa pjesë kryesore të këtij ikonostasi, që mendohet se kanë vlera të mëdha nëse shiten. Sipas policisë, dyshohet për një grabitje të kryer nga persona, të cilët e dinë mirë vlerën që ka ikonostasi.
(s.g/GSH/BalkanWeb)