Shqiperia ne NATO, Gjermania ratifikon protokollin

Pas Bundestagut votimi eshte kryer edhe ne Keshillin Federal, ne Bundestrat, pasi sic thuhet ne nje deklarate te ambasades gjermane ne Tirane, Gjermania eshte e bindur se anetaresimi i Shqiperise ne NATO do të japë një kontribut kyç për sigurinë dhe stabilitetin në Europë.
Ambasada gjermane thekson ne deklarate se NATO, më shumë se një aleancë ushtarake, ajo eshte bashkesi, e cila mbron vlerat që mbështeten në parimet e demokracisë, lirisë individuale dhe shtetit ligjor.
Ratifikimi i Protokollit nga Gjermania eshte pershendetur nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nepermjet nje letre per kreun e Bundestratit, Peter Muler.
Ajo falenderoi autoritetet gjermane per besimin tek vlerat e kombit shqiptar dhe per vlerësimin e progresit të Shqipërisë. Brenda nje kohe te shkurter eshte konfirmuar ratifikimi i Protokollit dhe Belgjika, Kanadaja dhe Franca.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code