E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster, banoret vazhdojne greven e urise

Greva e urise te 14 banoreve te pallatit qe u shkaterrua ne Gjirokaster ka hyre ne diten e dyte.

Ata jane vizituar nga kryebashkiaku Flamur Bime,i cili ka kerkuar qe te dalin nga greva sepse ceshtja e tyre do zgjidhet shume shpejt, por grevistet jane shfaqur mosbesues per marrjen e demshperblimit ne kohe.

Ne kete greve ku marrin pjese edhe femije te mitur banoret duken te vendosur ne qendrimin e tyre. Ata jane ngujuar ne nje garazh perballe germadhave te shtepive te tyre.

Pas largimit te kryebashkiakut Bime prane pallatit kane mberritur ekspertet e Prokurorise se Pergjithshme, te cilet kane nisur te marrin mostrat e betonit te perdorur gjate ndertimit te pallatit qe shkaktoi edhe tragjedine.

“Kemi ardhur direkt ne objekt per te marre kampione per mostrat e betonit. Rezultati do te jepet pas tre-kater ditesh”, u shpreh eksperti i Prokurorise se Pergjithshme, Kristaq Puleri.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›