E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Dosjet”, SHBA: Ngre shqetesime kushtetuese

Qeveria e Shteteve te Bashkuara permes nje deklarate per shtyp te shperndare nga ambasada e saj ne Tirane ka pershendetur dhe e ka quajtur shume pozitiv vendimin per shtyrjen ne parlament te votimit te projektligjit per pastertine e figures, te ashtuquajturin ligj per dosjet.

Ne deklarate theksohet se ky hap i rendesishem duhet inkurajuar per t'i dhene kohe ne kete menyre nje reflektimi te matur dhe nje debati te gjere publik per kete projektligj qe ngre shqetesime serioze kushtetuese dhe ligjore.

Ajo cka lihet te nenkuptohet nga deklarata, eshte shtyrja e votimit pertej asaj qe vendosi shumica nje dite me pare ne parlament, pra shtyrje per te pritur ndryshimet e opozites.

Ne deklarate thuhet qarte se Uashingtoni nxit fuqimisht shqyrtimin e metejshem te ketij projektligji, me perfshirjen dhe asistencen e pikepamjet e eksperteve ligjore nderkombetare per te siguruar perputhjen e tij te plote me standartet nderkombetare.

Te gjitha keto pretendime, u ngriten ne kuvend nga perfaqesuesit e opozites se majte, por edhe deputete te vecante te se djathtes, si Spartak Ngjela. Te gjithe folen per paperputhshmerine kushtetuese te draftit te paraqitur me nxitim nga shumica te henen ne kuvend.  



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›