E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji cek s flet per prokuroret e gjykatesit

Deklaratat e kryeministrit se ligji per pastertine e figures se zyrtareve te larte eshte modeli cek, rezultojne jo shume prane te vertetes.

Top Channel ka arritur te siguroje nje kopje te ketij ligji dhe aty del se nuk ka asnje nen, qe te parashikoje se penalizohen zyrtaret qe kane qene gjyqtare dhe prokurore ne proceset politike.

Ligji cek penalizonte disa kategori te zyrtareve te cilet ne kohen e regjimit komunsit, 1948 deri me 1989, nuk duhet te kene qene oficere ne sigurimin e shtetit, mos jene regjistruar ne materialet e sigurimit te shtetit si agjente apo sigurues te nje apartamenti si vend konspiracioni, si informator apo si bashkepunetor ideologjik i sigurmit te shtetit, te mos kene qene bashkepunetore te ndergjegjshem te sigurimit te shtetit.

Gjithashtu, ata duhet te mos kene qene sekretar te ndonje dege te partise komuniste te Cekosllavakise, apo partise komuniste te Sllovakise ne shkalle distrikti, anetare te komitetit qendror te byrose ekzekutive per punen e partise ne Bohemi, te mos kene qene oficere ne milicine popullore, te mos kete qene student i kolegjit “Xherxhinski” per oficere te sigurimit te shtetit dhe nje sere detyarsh te tjera te mbajtura ne kohen e regjimit komunist.

Por ne asnje pike te nenit dy te ketij ligji nuk permendet qe kategorite qe verifikohen nuk duhet te kene qene prokurore dhe gjyaktes ne proceset politike speciale.

Nje tjeter argument i kryeministrit Berisha dje ne Kuvend ishte se qene socialistet te cilet shfuqizuan ligjin per dosjet, miratuar ne vitin 1995. Por ne fakt, ishte presidenti i asaj kohe Berisha, i cili ne maj te 1997-es do te shfuqizonte nenin qe penalizonte disa perfaqesues te opozites te kandidonin ne zgjedhje.

Por bashke me heqjen e nenit qe penalizonte politikanet, presidenti Berisha shfuqizoi edhe nenin qe penalizonte gjyqtaret dhe prokuroret. Permes ketij dekreti ne 13 maj te vitit 1997 vetem nje muaj e gjysme para zgjedhjeve te 29 qershorit te ketij viti, ne frymen e marreveshjes se 9 marsit mes forcave politike pas trazirave sociale me renien e skemave piramidale, presidenti i asaj kohe Sali Berisha ndryshon nenin 2 te ligjit per pastertine e figures.

Ai heq piken qe penalizonte politikanet te kandidonin dhe bashke me te dhe piken ku zyrtaret qe verifikohen nuk duhet te kene qene prokurore dhe gjykates ne proceset politike, nen qe perfshihet serish ne ligjin e vitit 2008.

Nje gje eshte e sigurt, se drafti aktual tashme i kontestuar dhe nga amerikanet, mund te jete bazuar tek nje model i huaj. Por eshte e sigurt se ky se paku, nuk ka qene modeli cek.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›