E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet Komisioni i Reformes Zgjedhore

Mbledhja e pare e komisionit ishte formale dhe dekreti qe ben fjale per periudhen e percaktimit te dates se zgjedhjeve nga presidenti, nuk u mor ne shyrtim.

Por ne emer te PS-se, Fatmir Xhafaj bashkryetar i komisionit mendon se kthimi i ligjit, ne kuvend nga presidenti rrezikon integritetin e zgjedhjeve te ardhshme, pasi sic tha ai tejkalohen disa afate sic jane ngritja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, nxjerrja e akteve nenligjore per kartat e identitetit apo dhe afatet e listave zgjedhore.

Duke e konsideruar pretekst pa vend kthimin e ligjit ne kuvend Xhafaj duket me besim te lekundur edhe tek maxhoranca.

Perfaqesuesi i LSI, Spartak Braho paraqiti dy amendamente ne komision pjesemarrjen e komisionereve te partise se tij ne komisionet e numerimit dhe votimit, pretendim kryesor i LSI-se, por i shtuar edhe me nje propozim tjeter ate te unifikimit te formules se ndarjes se mandateve, mes koalicioneve dhe brenda koalicionit.

Ato u depozituan ndersa fati i marrjes ne shqyrtim te tyre, duket i vaket pasi Xhafaj deklaroi se Komisioni eshte ringritur vetem per dekretin e presidentit. Gjithsesi vendimi final do te merret edhe pasi mazhoranca e djathte, te beje publik qendrimin e saj. Per momentin topi eshte lene ne fushen e te majtes.

 



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›