Klime e renduar per biznesin

Sipas te dhenave zyrtare nga Ministria e Financave, investimet totale per vitin 2008, ku perfshihen investimet private dhe ato publike qe ben shteti, parashikohet te jene 36.5 % e produktit kombetar.
Megjithese ky eshte rezultati me i mire i qeverisjes aktuale, serish ai mbetet i ulet krahasuar me periudhen para vitit 2005. Te dhenat tregojne se pas vitit 2003, ku investimet totale ishin 40 % e prodhimit te pergjithshem kombetar, ky tregues ka vijuar me ulje.
Viti me treguesin me te ulet ka qene 2001 ku investimet zinin 31.7 % te produktit kombetar, por pas kesaj periudhe treguesi ka qene ne rritje, derisa filloi serish renien pas vitit 2003.
Nga nje analzie e holle e shifrave, rezulton se gjate qeverisjes se demokrateve, kontributi i shtetit eshte rritur ndjeshem karahasuar me viete me pare, duke prekur nivelin 8.9 % ne vitin 2008, ndjeshem me e larte se ne te gjitha vitet.
Por ka renie te investimeve nga biznesi vendas dhe i huaj. Te dhenat e fundit tregojne se pikerisht ka qene biznesi ai qe ka ulur ritmin e investimeve. Te pyetur nga Top Channel drejtues aktuale te Ministrise se Financave jane shprehur te habitur nga rezultati, edhe pse ai eshte llogaritur nga ata vete.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code