E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, bizneset e vogla nuk paguajnë taksat

Bizneset e vogla në qytetin e Gjirokastrës, nuk kanë pranuar të derdhin detyrimet e tyre vjetore të Zyrën e Tatim-Taksave në Bashki ndonëse afati i derdhjes së këtyre detyrimeve vjetore ende nuk ka mbërritur. Ndërsa afati i fundit për pagesën e këstit të parë është data 20 prill, numri më i madh i bizneseve që ushtrojnë aktivitet në qytet të

regjistruara në këtë zyrë rezulton debitor. Sipas burimeve zyrtare bëhet e ditur se nga 1200 biznese, vetëm 200 prej tyre kanë shlyer detyrimet e përcaktuara duke lënë një numër të madh debitore ndaj saj. Sipas shefit të kësaj zyre në Bashkinë e Gjirokastrës Gentijan Themollari, brenda këtij muaji, do të merren masa për të gjitha subjektet me qëllim që të jenë më të ndërgjegjshëm për të derdhur të gjitha detyrimet ligjore financiare që përcaktohen me ligj. Këto masa,  Themollari ka përcaktuar se një prej tyre është dhe bllokimi i aktivitetit ku ka qenë i përdorshëm vitin e kaluar për ato subjekte që nuk janë treguar korrekte me detyrimet financiare. Pjesa më e madhe e bizneseve të vogla debitore, ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën historike të qytetit ku dhe xhiroja ditore është më e ulët në raport me zonën qytetare. Mjaft prej këtyre bizneseve që gjenden në këtë pjesë të Gjirokastrës, kanë kërkuar përjashtimin nga taksa lokale pasi fitimet e tyre janë të nivelit të ulët dhe sakrifica e tyre për të qëndruar në zonën historike, sipas tyre kërkon shpërblim nga ana e pushtetit vendor pasi kështu ka qenë e premtuar më parë. Ndërkohë sipas zotit Themollari, rreth 60 biznese të vogla vazhdojnë të jenë debitore me zyrën e Tatim-Taksave për detyrime të prapambetura qysh nga viti i kaluar. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›