Qeveria i "detyron" punonjësit të pushojnë

Qeveria japoneze ka nxjerrë udhëzime të reja mbi orarin e punës, të cilat kanë për qëllim “të detyrojnë” të punësuarit të përdorin më shumë pushimin vjetor.
Udhëzimet jodetyruese të Ministrisë japoneze të Shëndetësisë, Punës dhe Politikës Sociale tregojnë për nevojën e shkurtimit të orarit të gjatë të punës dhe vendosjen e balancës midis punëve dhe jetës private të të punësuarve.
Zyrtari i ministrisë, përgjegjës për çështjet e kohës së punëve, ftoi kompanitë të mos lejojnë që punëtorët “të digjen në punë”, me arsyetimin se orët e gjata të punës janë arsyet kryesore për shkaktimin e problemeve të shëndetit mendor te të punësuarit.
Studimi i kryer nga ministria vitin e kaluar tregoi se në vitin 2008 punëtorët në Japoni mesatarisht kanë përdorur 8.5 ditë pushim, apo 47.4 për qind nga gjithsej 18 ditë, sa kanë mesatarisht të drejtë. Qeveria në Tokio dëshiron të rritë këtë përqindje në 60 për qind deri në vitin 2012 dhe 100 për qind deri në vitin 2017.