Vikendi në terr

Qyteti i Ferizajt me rrethinë, të shtunën dhe të dielën, do të mbetet pa energji elektrike nga ora 10 deri në orën 14. Kështu ka njoftuar Korporata Energjetike e Kosovës, pasi që do të kryhen punime për përfundimin e të gjitha punëve ndërtimore në TS 35/10kV Ferizaj 3.
“Prandaj, gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa energji elektrike do të mbetet pjesa më e madhe e qytetit të Ferizajt me rrethinë, qendra e qytetit, Komuna, ujësjellësi i qytetit, Lagjja e Re, Varoshi, spitali, Gaqka, Gremja, Doganaj, Jezerci e Nerodimja.
Gjithashtu, të dielën nga ora 10 deri në orën 15 KOSTT-i do të bëjë shkyçjen e transformatorit energjetike T1 në nënstacionin 110/10 kV TS Istogu, për të mundësuar kryerjen e punëve rreth motorizimit të ndarësve dhe thikave të tokëzimit të kësaj trafo-fushe. Gjatë kësaj kohe, konsumatorët e Istogut do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.