E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster bizneset nuk u preken nga kriza

Biznesi në Gjirokastër nuk ka përjetuar asnjë rënie as në periudhën e krizës botërore.Vit pas viti numri i aktiviteteve të reja ka shënuar rritje duke arritur në 2500 biznese të mëdha dhe të vogla.

Vlen të veçohet fakti se firmat prodhuese, përveç nevojave të rajonit të tyre eksportojnë suksesshëm gurë dekorativë nga Këlcyra dhe Dropulli dhe pije “Made in Albania”. Sipas kreut të dhomës së tregtisë së Gjirokastrës, mbrotja e interesave të biznesmenëve, inkurajimi i tij etj, ka bërë që muajt e fundit, emigrantë të kthyer nga vende të ndryshme të çelin biznese të reja.

“Aktualisht interesi i bizneseve në rajon është në rritje. Kjo duket në hapjen e bizneseve të reja. Shumë emigrantë po kthehen nga vendet fqinje, në të cilat efektet e krizës janë të dukshme. Duke u kthyer në vendin e tyre mundohen të krijojnë një biznes. Kjo masë inkurajohet nga pushteti vendor për të krijuar një klimë të favorshme”-thotë Mustafa Devolli, Kreu i Dhomës së Tregtisë.

Gjithashtu i suksesshëm ka qenë edhe bashkëpunimi me dhomat e tregetisë të vendeve fqinje, me qëllim shkëmbimin e përvojes, por edhe prezantimin e prodhimeve tona.

Ismail Xhaferri    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›