Sherbestar i Kombit filmi mbi jeten e Mithat Frasherit

Figura dhe jeta e Mit’hat Frashërit për herë të parë shfaqet në pelikul. Një film dokumentar i krijuar nga shoqata “Lumo Skëndo” u shfaq premierë në ekranin e madh të kinemasë. Filmi titullohet “Shërbestar i Kombit” dhe shpalos momentet më kulmore të krijimtarisë atdhetare të Lumo Skëndos.
Rrëfimi nis nga lindja dhe fëmijëria, pa harruar detaje si bibloteka e tij pre 40 mijë vëllimesh qysh në moshën 17-vjeçare. Pjesa dërrmuese e filmit bazohet në ngjarjet politike me rëndësi për kombin, si Kongresi i Manastirit, apo kontributi si firmëtar i aktit të Pavarësisë, dhe konsolidimi i mëvonshëm i profilit të politikanit. Figura e Mit’hat Frashërit nuk ishte pasqyruar kurrë më parë në gjininë e filmit.