E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadic refuzonSamitin e Dubrovnikut shkak Kosova

ZAGREB-Në Dubrovnik të Kroacisë më 9 e 10 korrik do të mbahet “Croatia Samit”, i pesti me radhë, por Serbia sërish ka refuzuar të marrë pjesë në këtë takim për shkak të pjesëmarrjes së përfaqësuesve të Kosovës.

Sipas gazetës zagrebase “Jutarnji list”, referuar Kryeministres kroate Jadranka Kosor, ky Samit do të grumbullojë një ekip kryeministrash dhe nga Evropa.
Referuar gjithmonë gazetës, ylli kryesor i Samitit të lartë do të jetë, kryeministri italian, Silvio Berluskoni, pastaj ai francez Fransoa Filon, kryeministri polak Donald Tusk, pastaj kryeministri bullgar Bojko Borisov.
Në Samitin e Dubrovnikut do të marrin pjesë edhe të gjithë krerët e shteteve nga rajoni( Sllovenia, BeH, Maqedonia, Mali i Zi. Do të mungojë përfaqësuesi i Serbisë, përkatësisht Boris Tadic, për shkak se Dubrovniku do ta mirëpretsë edhe kryeministrin e Kosovës që do të përfaqësoje Republikën e Shtetit të Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›