E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy vetëvrasje tronditin Elbasanin dhe Lushnjën

Paraditen e sotme në Elbasan, një emigrant i sapokthyer në vendlindje është gjetur i vetëvarur nga fqinjët e tij në katin e dytë të shtëpisë së tij. 38-vjeçari Leonard Ibrahimllari ishte kthyer nga Greqia për të kaluar pushimet pranë familjes së tij.

Ende nuk dihen shkaqet që e shtynë babanë e dy fëmijëve të ndërmerrte aktin e vetëvrasjes.

Kjo ngjarje u pasua nga një tjetër vetëvrasje e kryer në fshatin Gjazë të Lushnjës, ku bëhet fjalë për një 19-vjecar. Policia bën të ditur se viktima është shtetasi Amarildo Demiri, i cili qëlloi veten me armë zjarri pas një debate të rastit me familjarët e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›