INUK: Ndërtimet pa leje përbëjnë vepër penale
Në një deklaratë për shtyp, INUK thekson se është një veprim i pakuptimtë, që komprometon edhe më tej pozicionin e tyre. “Ky veprim, jo vetëm nuk krijon asnjë pengesë për qëndrimin tonë të pakthyeshëm për ekzekutimin përfundimtar të vendimeve për prishje, por njëkohësisht na inkurajon për vënien para përgjegjësisë penale të këtyre shtetasve”, theksohet në deklaratën e Inspektoratit të Ndërtimit.
Në Kodin Penal çdo ndërtim i paligjshëm parashikohet si vepër penale dhe përveç ndëshkimit me gjobë dhe prishjes, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
Banorët e fshatit Hamallaj të Durrësit i janë drejtuar sot Prokurorisë së rrethit për të depozituar një padi penale ndaj kreut të Inspektoratit Ndërtimor, Gjergji Bojaxhi, policisë ndërtimore dhe policisë së shtetit.
Më 1 korrik, banorët e këtij fshati u konfrontuan me policinë, duke kundërshtuar me forcë aksionin për prishjen e 150 ndërtimeve pa leje, duke qëlluar me mjete të forta ndaj policisë.