Gjirokastër, dhurata për fëmijët romë
GJIROKASTËR- 70 fëmijë të komunitetit rom kanë ndjerë më së shumti atmosferën e festave, teksa vëmendja është përqendruar tek ata të paktën për një ditë të vetme. Prefektura në bashkëpunim me rrjetin e grave për barazi dhe vendimmarrje kanë shpërndarë dhurata për ta, duke patur parasysh kushtet e vështira ekonomike në të cilat jetojnë.
“Siguruam një pjesë të pakove të Vitit të Ri për këta fëmijë, që ashtu si të gjithë fëmijët e tjerë, në këto ditë të fundvitit të gëzojnë edhe ata”, u shpreh Shpresa Mino, përfaqësuese e rrjetit të grave “Barazi në Vendimmarrje”.
Një tjetër fakt që u bë i njohur në këtë festë ishte se vetëm 40 fëmijë të komunitetit rom ndjekin shkollën 9-vjecare, një numër mjaft i reduktuar vazhdojnë gjimnazin dhe vetëm një është aktualisht i regjistruar për studimet e larta.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)