E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, digjet shtëpia, shpëtohen nëna me 3 fëmijët

GJIROKASTËR- Sot pasdite është djegur një banesë në lagjen Gerhot te Gjirokastres.
Burime policore bejne te ditur se djegia e baneses, ku ndodheshin tre femijë me nënën e tyre, ka ardhur nga moskujdesi për një sobë druri. I zoti i shtëpise i cili ndodhej aty pranë ka parë tym dhe flakë në shtëpinë e tij.
Forcat e zjarrfikesve kanë ndërhyre menjëhere, duke bere evakuimin e nënës dhe të femijve te saj. 
Dyshohet se shkak i zjarrit ka qënë soba me dru e harruar e ndezur.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›