E Diel, 1 Nëntor 2026

Pengohet hyrja e ministrit te qeverise se Kosoves ne Luginen e Presheves

Policia e Serbise nuk lejoi sot Ministrin e Diaspores ne qeverine e Kosoves Ibrahim Makolli qe te hyje ne luginen e Presheves. Ministri Makolli u ndalua ne vendkalimin kufitar ndermjet Kosoves dhe Serbine ne fshatin Koncul derisa po udhetonte per nje vizite zyrtare ne komunat me shumice shqiptare ne jug te Serbise. Deputeti i vetem shqiptar ne Parlamentin e Serbise Riza Halimi e cilesoi si skandal politik pengimin e ministrit Makolli ndersa kryetari i komunes se Bujanocit Shaip Kamberi tha se  policia serbe kishte lejuar qe ministri Makolli te hyje ne luginen e Presheves si qytetar e jo si minister i Qeverise se Kosoves. Ai tha se kjo ndalese bie ndesh edhe me marreveshjet e arritura ndermjet Kosoves dhe Serbise ne bisedimet e ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian. Para nisjes ministri Makolli kishte deklaruar se synim i vizites se tij eshte njohja nga afer me gjendjen aktuale politike te shqiptareve ne Luginen e Presheves. Refuzimi i lejes se tij ndodh vetem pak dite pasi qe Kosoven e vizitoi presidenti i Serbise Boris Tadic me rastin e krishtlindjeve ortodokse. Vizita e tij nxiti reagime per shkak te deklaratave politike dhe protesta te levizjes Vetevendosje e cila e ka cilesuar viziten te papranueshme. Kjo levizje ka nxitur reagime te shumta edhe me paralajmerimet qe te shtunen me 14 janar te filloje bllokimin e vendkalimeve kufitare me Serbine ne funksion te sic thuhet vendosjes se masave te ndersjella politike ekonomike e tregtare. Planet e tilla jane kundershtuar ashper nga qeveria e Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›