Komisioni i Jashtëm i PE mbështet Serbinë për në BE
BRUKSEL- Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka mbështetur sot një projekt rezolutën, e cila nxit që Serbisë ti jepet statusi kandidat për në Bashkimin Europian në muajin mars.
Eurodeputetët gjithashtu kërkuar nisjen e negociatave, duke u bazuar fillimisht në kapitujt e gjyqësorit dhe shtetit ligjor. Pothuajse të gjithë Eurodeputetet që e diskutuan këtë projekt rezolutë, e cila nxit Këshillin e Bashkimit Europian t’i japë statusin kandidat Serbisë e mbështetën këtë propozim.
Rapotuesi për Serbinë, Jelko Kacin i cili dorëzoi projekt rezolutën theksoi se Beogradi kishte arritur të gjithë synimet e saj duke zbatuar reformat duke bashkëpunuar me Hagën për kriminelet e luftës dhe në dialogun me Prishtinën.
Një prej eurodeputeteve u shpreh se duke i dhënë statusin kandidat Serbisë në muajin mars do të ishte një mesazh për të gjithë Ballkanin Perëndimor se procesi i zgjerimit do të vazhdojë.
(el.me/news24/BalkanWeb)