Librazhd, digjet makina, nuk ka të lënduar
Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Librazhd.
Sipas informacioneve flakët kanë përfshirë automjetin me targa LB 12 49 A dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
Nuk dihen ende shkaqet por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.