Vlorë, arrestohen 4 persona, grabitën një 21 vjeçar
4 persona të cilët grabitën me dhune ditën e djeshme një 21 vjeçar janë arrestuar sot nga policia e qytetit të Vlorës. Katër të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë grabitur me dhunë E Qerreti nga qyteti i Lushnjes.
VLORË- Policia e Vlorës ka bërë të mundur mesditën e sotme arrestimin e 4 personave, të cilët dyshohen se kanë grabitur me dhunë një shtetas mbrëmjen e të premtes, në qytetin e Sarandës.. Burime nga policia bëjnë të ditur se katër shtetasit janë Edmond Ceno, nga Tepelena, Dorjan Zyka, Luan Zeko dhe Vilson Çaushi, nga Durrësi, përkatësisht të moshës 21-24 vjeç.
Gjithashtu bëhet e ditur se, katër të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë grabitur 21 vjeçarin E Qerreti nga qyteti i Lushnjes, duke i përvetësuar nga ai, 100 euro, 80 mijë lekë si dhe sende të tjera personale me vlerë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të hotel “Olimpia” ndërsa arrestimi i tyre është bërë i mundur vetëm sot nga efektivat blu të qytetit të Vlorës.
(a.r/balkanweb)