E Diel, 1 Nëntor 2026

Vret gruan para 3 fëmijëve, policia: Autori plagoset rëndë gjatë rezistencës

KUKES-Krimi brenda familjes godet sërish. Bashkëshorti me probleme mendore vrau sot gruan e tij, nënë e 3 fëmijëve të vegjël.

Policia ben te ditur se ngjarja e rëndë është shënuar në oret e para të mëngjesit të sotëm në Kukës në fshatin Kollovoz, kur pas një grindjeje per motove banale Irfan Biba 45 vjec ka vrarë me automatik me 3 plumba gruan e tij, Arze Biba, 35 vjec. Ngjarja u shënua në banesen e ciftit në momentin kur tre fëmijët ndodheshin aty.
Autori u largua nga vendgjarja dhe u arresua nga policia pas 6 orë ndjekjeje. Madje ai beri dhe rezistence ndaj policise duke qelluar me automatik ndaj uniformave blu dhe banoreve te fshatit. Situata e krijuar ishte e pazakonte, por blute munden ta arrestojne 45-vjecarin ne kohe. Ne vendin e ngjarjes u sekuestruan dhe gezhojat e armes.

Mësohet se cifti prej disa vitesh martuar kishin 3 fëmijën të mitur. Prej kohesh Biba vuante nga probleme mendore dhe ishte shtruar 3 here ne spitalin psikiatrik te Tiranes per mjekime.

POLICIA: AUTORI KA MBETUR I PLAGOSUR RËNDË GJATË REZISTENCËS
Policia e Kukësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në fshatin Kolloviz, kur një 45-vjecar me probleme mendore ekzekutoi bashkëshorten e tij. Sipas policise 45-vjecari Irfan Biba ka ekzekutuar me armë të tipit automatik që e mbante pa leje, gruan e tij, Arze Biba, 35 vjec nënë e tre fëmjëve të mitur. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje pas njoftimit, por nuk ka mundur të shpëtojë bashkëshorten, e cila ka mbetur e vdekur në vend. .

Gjatë operacionit për arrestimin e autorit, Biba ka hapur zjarr ndaj forcave te policisë, dhe pas rezistencës dhe kërkesës për tu dorëzuar rreth 20 efektivë janë kundërpërgjigjur.

Burime nga policia e Kukësit bëjnë me dije se Biba ka mbetur i plagosur rëndë pasi shkëmbimit të zjarrit. 45-vjecari i plagosur rëndë është dërguar menjëherë në spitalin Ushtarak të Tiranës me helikopter, ku mësohet se gjendja e tij është e rëndë për jetën.
(d.b/el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›