E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, iu gjet armë në banesë, arrestohet 50-vjeçari

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 50-vjeçar me akuzën e armëmbajtjes pa leje. Burime nga policia bëjnë me dije se specialistët dhe agjentët e seksionit për parandalimin dhe hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, kanë bërë arrestimin e 50 vjeçari Shpëtim Beqo nga Libohova.

Arrestimi I tij u bë pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekustruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e kalibrit 7.62 si dhe municione luftarake, (fishekë luftarak).
 

Gjithashtu po nga kontrolli i mëtejshëm i zhvilluar në këtë banesë u gjetën dhe u sekuestruan edhe 2 armë gjahu të cilat i mbante pa leje si dhe një sasi fishekë çifteje .
 

Gjithashtu policia thekson se Beqo në datën 06.02.2011, rreth orës 23.55, ka kanosur me armë gjahu për motive pronësie një shtetase, komshien e vet e cila ka bërë kallzim në Komisariatin e Policisë Gjirokastër.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhim dhe mbajtie pa leje të armëve dhe municioneve luftarake " si dhe "Prodhim dhe mbajtie pa leje të armëve të gjahut dhe ato sportive".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›