E Diel, 1 Nëntor 2026

"21 janari", Besnik Bare dhe Pjerin Ndreu thirren në Prokurori

Pas dëshmive të deputetëve socialistë Paulin Stërkaj dhe Tom Doshi dy eksponentë të tjerë socialistë janë thirrur sot në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar për ngjarjet e 21 janarit.

Mësohet se deputeti Besnik Bare dhe Kreu i Partisë Socialiste për rrethin e Tiranës Pjerin Ndreu janë paraqitur paraditen e sotme në prokurorinë e Tiranës në cilësinë e personave të cilët kënë dijeni për ngjarjen e 21 janarit.

Ndërkohë prokuroria e Tiranës ka thirrur më herët eksponentë të opozitës të cilët janë pyetur për ngjarjen e 21 janarit ku u vranë 4 persona dhe u plagosën disa të tjerë. Në prokurori janë thirrur për të dëshmuar kreu i PSD-së Skënder Gjinushi, kreu i PDK-së Nard Ndoka si dhe deputetët socialistë Stërkaj dhe Doshi.
 

Ndërkohë që në ditët në vijim Prokuroria e Tiranës pritet të thërrasë të tjerë eksponentë të opozitës për t`i marrë në pyetje në lidhje me ngjarjet e 21 janarit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›