E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, kapen 2 kg drogë, në pranga 21-vjeçari

Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur sekuestrimin e 2 kg marijuanë ndërsa është arrestuar edhe poseduesi i drogës.
Burime nga policia theksojnë se droga është gjetur dje në automjetin Minibuz që punon në linjën Tiranë- Gjirokastër ndërsa është arrestuar 21 –vjeçari Neron Beluli. Sipas policisë lënda narkotike, e paketuar dhe në qese plastike, ishte fshehur në bagazhin e automjetit që po udhëtonte drejt Tiranës.
Droga ishte paketuar në dy pako në formë cilindrike me peshë 1 kg secila ndërsa pas hetimeve rezultoi se qesja e plasmasit së bashku me lëndën narkotike i përkiste shtetasit Neron Beluli i cili kishte hipur si pasagjer në vendin e quajtur Ura e Lumit Gjirokastër.
Nga veprimet e para hetimore dhe nga informacionet e marra në rrugë operative rezultoi se ky shtetas e kishte marrë lëndën narkotike në Lazarat dhe do ta shiste në sasi të vogla në lokale nate në Fier.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›