Shemsi Prençi përjashtohet nga policia e shtetit

Përjashtohet nga radhët e policisë ish-drejtori i policisë së qarkut të Dibrës Shemsi Prençi. Njoftimi është bërë sot nga zëdhënësja e policisë së shtetit e cila ka theksuar se përjashtimi i Prençit nga radhët e policisë është bërë për veprime të pahijshme, shkelje dhe mosushtrimit të kopetencave të policisë.
Sipas zëdhënëses së policisë, Premçi jepte urdhra të jashtëligjshme duke tejkaluar kompetencat e institucionit që drejtonte ndërsa ka ngritur në qarkun e Dibrës edhe një Task Force, gjë për të cilën e kanë akuzuar autoritetet vendore.
Zëdhënësja theksoi se që prej emërimit në detyre të Prençit, kanë ardhur një seri ankesash për kërcënime dhe shantazhe.
Më 24 prill, Policia e Shteti urdhëroi pezullimin e përkohshëm të tij nga detyra, duke shtuar se pas këtyre masave paraprake, drejtuesi Prençi ka adresuar publikisht fyerje dhe ofendime në adresë të Këshillit të Ministrave, në shkelje të ligjit për Policinë e Shtetit" theksoi zëdhënësja.
Sipas policisë së shtetit Prençi është përfshirë në veprime të paligjshme ndërsa shtoi se në ngarkim të tij janë marrë edhe 2 masa të mëparshme disiplinore, për shkelje gjatë ushtrimit të detyrës.
Shemsi Prençi, dha dorëheqjen më datën 25 prill nga posti i drejtorit të policisë së qarkut Dibër, detyrë që e mbante prej disa muajsh. Një një prononcim për mediat, Prençi deklaroi se ishte i detyruar të largohej, sepse kishte humbur betejën me mafian e kromit, e cila shtrihet nga Bulqiza, te Policia e Shtetit deri të qeveritarët dhe kryeministri largimin e tij duke akuzuar strukturat më të larta të shtetit në përfshirje me mafian.