E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, kapen dy italianë iu gjet kallashnikov në makinë

Policia e Durrësit ka ndaluar 2 shtetas italianë, pasi u është gjetur dhe sekuestruar një armë e tipit kallashnikov.
 

Ata janë kapur në zonën e portit të Durrësit, ndërsa përgatiteshin të udhëtonin me tragetin e linjës Durrës-Bari.
 

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tyre policia ka gjetur armën e zjarrit tip kallashnikov dhe ka vënë pranga dy italianët, ndërsa kanë nisur menjëherë hetimet.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›