E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, kapen 20 kg mariuanë, në pranga 2 të rinj nga Durrësi

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar rreth 20 kilogramë mariuanë ndërsa ka arrestuar edhe dy transportuesit e drogës.

Burime nga policia bëjnë me dije se në sajë të një operacioni anti drogë janë arrestuar shtetasit  Gertjan Hamdiu 19-vjeç dhe Aldo Dhimtri 23 vjeç nga Durrësi.

Sipas policisë gjatë kontrollit të automjetit me targa AA 206 GG, i cili drejtohej nga 19-vjeçari, në pjesë të ndryshme të makinës u gjetën të fshehura 21 pako me lëndë narkotike.

Nga hetimet e para rezultoi se dy të rinjtë e kishin blerë  lëndë narkotike në fshatin Lazarat tek një person me precedent kriminal i cili është shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës.

Sipas policisë dy të rinjtë do ta shpërndanin lëndën narkotike në doza të vogla në lokale nate e ambjente shkollore në qytetin e Durrësit.

Ndërkohë materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes të lëndëve  narkotike kryer në bashkëpunim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›