Tiranë,ekzekutohet me armë ish-boksieri Adrian Levanti
Ekzekutohet me armë zjarri ish-boksieri Adrian Levanti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën e sotme në zonën e Unazës së Re ku Levanti është qëlluar me armë zjarri në hyrje të një pallati.
Mësohet se ish-boksieri ka ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa autorët e krimit janë larguar menjëherë nga vendngjarja të ndihmuar edhe nga errësira.
Policia ka ngritur pistat e para të kësaj ngjarje të rëndë, duke hedhur dyshime se ajo ka ndodhur për motive hakmarrje.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.