Lezhë, vritet me armë 65-vjeçari, në kërkim autorët
Një 65-vjeçar është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Lezhë.
Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Torovicë ku 65-vjeçari Marash Përndreu është qëlluar me armë për vdekje ndërsa ishte duke dalë nga shtëpia e tij.
Mësohet se 65-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra ndërsa autorët janë larguar menjëherë nga vendi i krimit.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të Lezhës të cilat kanë identifikuar autorët e ngjarjes nuk i bën të ditur identitetin e tyre për arsye hetimi.
Nuk dihen ende shkaqet e vrasjes së 65-vjeçarit ndërkohë që policia po vijon kërkimet për kapjen e autorëve të krimit të rëndë.