E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, kapen 40 kg drogë, vinte nga Lazarati

Një tjetër sasi marijuane e prodhuar në Lazarat është bllokuar sot nga policia e Gjirokastrës. Policia ndaloi 23 vjecarin i cili i veshur si polic rrugor, për ti shmangur kontrollit, po transportonte me makinën e tij 40 kilogram marijuanë. 

GJIROKASTER- Një tjetër sasi marijuane e prodhuar në Lazarat është bllokuar sot nga policia e Gjirokastrës. Policia ndaloi 23 vjecarin i cili i veshur si polic rrugor po transportonte me makinë 40 kilogram marijuanë.
Policia e Gjirokastrës arrestoi një 23 vjecar pasi në makinën e tij iu sekuestruan 40 kilogram marijuanë.

Sipas policisë droga dyshohet se vinte nga Lazarati. I riu, Astrit Kermezo për tju shmangur kontrollit të policisë në aksin Gjirokastër- Tepelenë kishte vendosur një tabelë policie në mjetin e tij si dhe kishte veshur një jelek fosforeshent të policisë rrugore. Policia kishte vendosur të ndalonte makinën që drejtohej nga 23 vjecari pas një informacioni që kishte marrë më parë në rrugë operative. Nga kontrolli policia kishte gjetur në pjesën e pasme të makinës 4 pako të mëdha me marjuanë.
Droga ishte mbështjellë me letër natriban në ngjyrë kafe dhe e tërë sasia peshonte 40 kilogram. Gjithashtu 23 vjecarit i janë sekuestruar edhe 41.500 lekë të reja.

Operacioni i sotëm i koduar “Vazhdimi” është pjesë e operacionit të ndërrmarrë pak ditë më parë. Gjatë këtij operacioni policia ndaloi një shtetas dhe sekuestroi një sasi marijuane e cila vinte nga Lazarati.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›