E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërpritet blerja e eurobonove, intersa të larta

Shqipëria nuk do të blejë me afat të gjatë në tregun evropian, ashtu siç ishte parashikuar. Ministri i Financave, Bode ka deklaruar se kriza financiare ka krijuar një klimë të papërshtatshme për të blerë eurobono. 

TIRANE- Shqipëria nuk do të marrë pjesë në tregun evropian të bonove, ashtu siç kishte parashikuar. Ministri i Financave, Ridvan Bode ka shpjeguar se kriza financiare botërore ka krijuar një situatë të papërshtatshme për të blerë eurobono me afat të gjatë, pasi interesat janë shumë të larta. Në këto kushte, qeveria do të gjejë financime kryesisht tek bankat që operojnë në vend, të cilat ofrojnë interesa më të ulta.
Ministri Bode ka shtuar se planifikimi për të blerë eurobono me afat 15 vjeçar kundrejt një vlere prej 300 milionë euro do të shtyhet deri sa situate në tregjet financiare ndërkombëtare të stabilizohet. Këto deklarata kreu i financave i bëri gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2009 në konferencën e kryetarëve. Sipas ministrit Bode, investimet në rrugë do të vazhdojnë të thithin pjesën dërrmuese të buxhetit. Në draft janë parashikuar 90 miliardë lekë për investime, nga të cilat 57 miliardë do t’i jepen ministrisë s Transporteve. 90 për qind e kësaj shume do të përdoret për projektet e infrastrukturës rrugore. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›