Thellohet deficiti tregtar, tregu mbytet nga importet
Sipas të dhënave nga INSTAT, deficiti është rritur me 0.4% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia.
TIRANE- Mallrat e huaja vazhdojnë të sundojnë në tregun vendas. Edhe gjatë muajit shtator vihet re një rritje e deficitit tregtar me vendet e jashtme.
Sipas të dhënave nga INSTAT, deficiti është rritur me 0.4% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Kështu gjatë muajit shtator janë importuar 36 miliardë lekë mallra me rritje 2.5 përqind në krahasim me muajin Gusht 2008 dhe rritje 6.9 përqind në krahasim me muajin Shtator të 2007.
Ndërkohë edhe eksportet kanë pësuar rritje por jo në të njëjtin ritëm me importet. Kështu janë eksportuar 10 miliardë lekë mallra, me rritje 36.4 përqind në krahasim me muajin Gusht të 2008 dhe rritje me 27 përqind në krahasim me muajin Shtator 2007.
Sipas të dhënave defiçiti tregtar i këtij muaji është 25 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 0.4 përqind krahasuar me muajin respektiv të vitit 2007.
Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia.
Krahasuar me Gushtin e 2008, importi i mallrave me akcizë ka patur ulje prej 15.7 përqind. Peshën më të madhe të këtyre mallrave e zënë nënproduktet e naftës.
(O.ZH. BalkanWEB)