E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu kurd në Irak viziton Turqinë

Kreu kurd në Irak, Masud Barzani, ka filluar një vizitë dy ditore në Turqi.

Lufta turke kundër rebelëve kurdë në Irakun verior, i prin axhendës së bisedimeve të tij në Stamboll, me ministrin e jashtëm turk, Ahmet Davutoglu.

Vizita e Barzanit, vjen dy javë pasi rebelët kurdë vranë 24 ushtarë turq në pjesën juglindore të Turqisë.

Separatistët kurdë kanë rritur sulmet e tyre juglindje, duke vrarë më shumë se 50 persona nga stafi i sigurisë turke, që nga korriku.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›