17 vjet i kërkuar për vrasje, arrestohet në Kamëz
MAT-Më shumë se 17 vjet ka zgjatur kërkimi policor për Qamil Pepmarkun nga Derjani i Matit. 44-vjeçari është dënuar në vitin 1995 me 18 vjet heqje lirie për veprën penale të vrasjes me dashje. Në shkurt të vitit 1994 Pepmarku ishte 27 vjeç kur theri me thikë në fshatin Dukagjin të Burrelit shtetasin Ibrahim Lleshi. Mësohet se Drejtoria e Policisë Qarkut Dibër dhe ajo e Tiranës kishin nisur bashkëpunimin mes tyre prej disa ditësh, sapo Pepmarku ishte kthyer nga emigrimi ku qëndronte prej disa vitesh. Burime të besueshme sqarojnë se agjentë të policisë kanë arritur të evidentojnë vendndodhjen e shumë të kërkuarit dhe më pastaj ta izolojnë dhe arrestojnë në shtëpinë e tij në Kamëz. P. H