E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, kapet 30 kg marijuanë

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 30 kg marijuanë dhe një armë zjarri kallashnikov. Në pranga janë vënë edhe dy vëllezër, për shkak se droga u sekuestrua në banesën e tyre.
Operacioni është kryer nga ana e Specialistëve të Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër pas marrjes së informacionit për vendondodhjen e lëndes narkotike në një banesë ne lagjen "Dunavat". Policia ka rrethuar banesën dhe ka ndërhyrë në momentin që dy të kërkuarit kanë hyrë brenda .Nga kontrolli i imtësishem rezultoi se në banesën ku banonin me qera shtetasit Edmond Doçi i datëlindjes 1983, lindur në Tropojë dhe banues në Gjirokastër dhe Xhevair Doçi, i datëlindjes 1985 , lindur në Tropojë dhe banues në Gjirokastër , në katin e dytë si dhe në bodrumin e kësaj banese janë gjetur lëndë narkotike e dyshuar si Mariuanë.
Një pjesë e drogës ishte e bërë gati për paketim dhe trafikim si dhe një sasi ishte përzier me duhan për t'u shitur në formën e cigares. Nga kontrolli i mëtejshëm rezultoi se në dritaren e tualetit ndodhej një armë zjarri automatike model 56, tip Kallashnikov së bashku me një karikator të mbushur me fishekë. Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e marra në rrugë operative rezultoi se këta shtetas sasinë e lëndës narkotike e kishin blerë në fshatin Lazarat për ta trafikuar dhe një pjesë për ta shitur në doza të vogla përdoruesve të ndryshëm të lëndëve narkotike në Gjirokastër.
Vëllezërit u arrrestuan në flagrancë për veprën penale " Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›