E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë/ PSD: Partitë të bëjnë fushatë korrekte

Social-Demokrate iu bëri thirrje subjekteve politike, pjesëmarrëse në garën për kryetarë komunash, të bëjnë fushatë korrekte, pa ngritje tensionesh, të civilizuar dhe parimore, të ndërtuar në bazat e ofertave, programeve dhe platformave të ofruara.
"Subjektet politike nuk duhet shfrytëzuar pabarazinë financiare për të arritur qëllime jomeritore politike në garën për kryetarë të komunave", tha Gëzim Kasapolli, zëdhënës i Partisë Social Demokrate dhe shef i Shtabit zgjedhor të kësaj partie, duke kërkuar kushte të njëjta për të gjithë garuesit.
Partia Social Demokrate iu bëri thirrje mediave të shkruara dhe elektronike që të kenë qasje korrekte dhe të baraspeshuar ndaj të gjitha subjekteve politike dhe të mos favorizojnë "partitë e mëdha", duke shndërruar këtë fushate, të pabarabartë qysh në fillim.
PSD-ja kërkon nga elektorati që në numër sa më të madh të dalë në zgjedhje dhe bëri të ditur së ajo, në zgjedhjet lokale, do të garojë me kandidatë për kryetar në 17 komuna kosovare, ndërsa për Prishtinë ka kandiduar z. Sadri Ramabaja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›