Gjirokastër, kapet 50 kg drogë, shpëton poseduesi

Policia lokale bëri me dije se droga u bllokuar në automjetin tip "Opel", i cili i përkiste shtetasit Donald Lika, 22-vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë, tashmë i shpallur në kërkim.
"Sasia e lëndës narkotike u bllokua në rrugën rurale Picar-Kolonjë, në kilometrin e shtatë", saktësoi policia, duke shtuar se lënda narkotike ishte blerë në Lazarat, rreth 5 km larg Gjirokastrës dhe kishte destinacion Vlorën.
"Lënda narkotike ishte ndarë në 30 pako me pesha të ndryshme, ndërsa drejtuesi i automjetit, bashkë me një person tjetër, u largua nga vendngjarja, duke shfrytëzuar pyllëzimin dhe errësirën”, shtoi policia. Ky është i dyti rast brenda 12 orëve që policia e Gjirokastrës bllokon lëndë narkotike. /Start/
2012-01-29 13:48