E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazidede, gjykata njeh trashgimtarët

TIRANE-Katër vite pas vdekjes së ish-shefit të Shërbimit Informativ Kombëtar, Bashkim Gazidede, i shumëpërfolur si një nga njerëzit që kishte dijeni të plotë për zhdukjen e shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha, familjarët e tij trokasin në dyert e gjykatës për tu njohur si trashëgimtarët ligjorë.

Kërkesa është bërë nga e veja e Gazidedes, Luljeta Gazidede. Në vendimin e gjykatës thuhet ndër të tjera se: “Në bazë të certifikatës së vdekjes nr.001003133 datë 06.12.2011 lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile Njësia Bashkiake Nr.5, Tiranë rezulton se, më datë 25.10.2008 ka ndërruar jetë i ndjeri Bashkim Gazidede. Mbas vdekjes së tij, trashëgimtarë ligjorë të radhës së parë sipas certifikatës së përbërjes familjare nr 001177773 datë 23.12.2011 lëshuar nga Zyra e Gjendjes ose që ndonjë nga trashëgimtarët e tij, të jetë bërë i padenjë. Për sa më sipër, gjykatësi Arjan Aliaj, çmon se kërkesa është e drejta dhe e bazuar në prova, duke vendosur ta pranojë atë dhe njohur si trashëgimtarë ligjorë të radhës së parë të venë e tij Luljeta dhe dy fëmijët. Në vendimin e gjykatës nuk janë specifikuar pronat apo pasuritë që kishte në zotërim ishshefi i shumëpërfolur i shërbimit sekret shqiptar.

Bashkim Gazidede ndërroi jetë katër vite më parë, pak vite pasi ishte kthyer nga azili politik. Për shkak të detyrës që ka mbajtur shpesh është përfolur për dijeninë që Gazidede kishte për shumë ngjarje të rënda kriminale. Madje ai ka dhënë disa herë dëshmi para autoriteteve për krime të kryera edhe nga struktura që drejtonte.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›