E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy aksidente ne Tirane nje i vdekur

Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë shënuar dy aksidente në Tiranë. Aksidenti i parë me pasojë një viktimë nga ndodhur pranë Pallatiti të Sportit “Asllan Rusi”. Një makinë ka përplasur një kalimtar duke e lënë atë të vdekur. Pas aksidentit makina është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, kurse policia është vënë në ndjekje të autorit
Ndërsa aksidenti i dytë ka ndodhur në Rrugën e durrësit. Një tjetër makinë është ëprplasur me pemët dekorative që ndodhen në anë të rrugës, duke I marrë ato përpara. Nga ky aksident nuk ka persona të lënduar, përveç dëmeve materiale. Sipas burimeve policore mësohet se shkak I këtij aksidenti ka qenë shpejtësia me të cilën udhëtonte mjeti tip Land Rover.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›