E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster kapet maunia me kanabis

Një kamion me targa malazeze RO AP 772, gomat rezervë të të cilit ishin mbushur me kanabis nga Lazarati, është ndaluar nga Policia e Gjirokastrës. Ndërsa ende nuk dihet se sa është sasia e lëndës narkotike, pasi ekspertët antidroge janë duke punuar për grumbullimin e provave dhe peshimin e mallit, dy persona me shtetësi malazeze janë vënë në pranga. Policia e Gjirokastrës kishte marrë më parë informacion për një maune në të cilën ishte ngarkuar kanabis sativa nga Lazarati, ndaj edhe u organizua operacioni “Përtej Kufijve”, si rezultat i të cilit u bë e mundur ndalimi i automjetit në aksin rrugor Lazarat – Subash pranë Ujit të Ftohtë. Informacionet e para tregojnë se në gomat rezervë të kamionit, u gjet kanabis sativa, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plote të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›