E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, kontroll me helikopter për hashash

GJIROKASTER- Lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike është një ndër objektivat kryesorë të strukturave të drejtorisë së policisë në Gjirokastrër.
Sipas burimeve zyrtare nga drejtoria e policisë në Gjirokastër, gjatë këtyre ditëve policia në Gjirokastër ka organizuar me mjete të sofistikuara kontrollin e terrenit për të parë edhe nga ajri, nëse janë mbjellë ose jo bimë narkotike.
Nëpërmet helikopterve janë kontrolluar sipërfaqe të medha toke në disa komuna të këtij rrethi. si në Lunxheri, Odrie Zagorie, Picar etj ku deri tani nuk jane konstatuar raste te mbjelljes se tokave me bime narkotike..Gjithësesi burimet policore do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme operacionet e kontrollit me qëllim goditjen e çdo kultivuesi të lëndëve narkotike.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›