Izolimi i te semureve mendore shkak mungesa e informacionit
Mungesa e shërbimeve, informacioni i mangët, por dhe kushtet e vështira ekonomike shtyjnë shpesh herë familjarë të personave me probleme mendore t’i mbajnë ata të izoluar në shtëpi. Këtë mendim ndan psikiatria, Ariana Rreli, e cila bën këtë reagim duke marrë shkas pas një ngjarje të transmetuar nga “AS”, ku një familje mban të lidhur djalin, i cili është një i sëmurë mendor.
"Këto janë raste ekstreme dhe unë do thoja që hasen më shpesh në zonat rurale ku mungesa e informacionit ndikon shumë. Një rast sa më i mirëinformuar të jetë për aksesin që ka te shërbimet, aq më parë do kapim problematikat për të mos degraduar në probleme të tilla që janë të lidhura padyshim me nivelin socioekonomik të këtyre familjeve"-thotë Rreli.
Rreli thekson se vitet e fundit rezulton, se është ulur ndjshëm mosha e personave me sëmundje mendore. Tendencat e viteve të fundit sipas saj flasin dhe për moshat pediatrike.
"Mosha nga 13-45 vjeç, por ka tendencë për t'u prekur edhe mosha më e vogël se çka qenë kufiri i mëparshëm"-thotë ajo.
Mjekët apelojnë, që dhe prindërit të tregojnë kujdes. Për cdo ndryshim të sjelljes të fëmijëve duhet ti drejtohen specialistëvë, pasi kurimi më pas do të jetë më i vështirë.
Julia Bardhushi