E Shtunë, 31 Tetor 2026

HIV/AIDS trajtim psikoedukativ per te semuret

Të prekurit më HIV/AIDS veç trajtimit mjekësor kanë nevojë dhe për mbështetje psikoedukative. Për këtë arsye në shërbimin e infektivit pranë QSUT, është ngritur një strukturë e tillë.

Punonjësia sociale, Besiana Xhani, e cila merret me këta persona, pas konstatimit të tyre me infeksionin HIV, rrëfen për “AS”, se puna me ta është e vëshirë Xhani theskon se ata nuk i shqetëson përballjen më mjekun, por me shoqërinë e kanë shumë të vëshirë, pasi ajo ende i sigmatizon.

"Ajo që unë vë re gjatë kësaj kohe është që më shumë këta pacientë i rëndon presioni social, të qënit të stigmatizuar nga të tjerët. Sepse kur ta marrin vesh kanë këtë sëmundje frika që do t'u largohen. Sa i takon manaxhimit të mirë të sëmundjes, ne kemi mjekimin dhe po ashtu kemi mjekë shumë të mirë që e mbulojnë shumë mirë këtë pjesë. Ajo që i lëndon më shumë këta pacientë është ana sociale"-thotë Xhani.

Xhani sqaron se punohet shumë dhe me familjarët e këtyre personave, të cilët me shumë vështirësi i kuptojnë këta të sëmurë. E u duhet një kohë relativisht e gjatë për t'u mësuar e atyre, se SIDA është një sëmundje si gjithë të tjerat e me anë të kurimit mund të jetosh gjatë.

"Ne kemi aplikuar disa herë terapi në grup, që bëhet me individin dhe me familjen e tij. Gjëja e parë që bëhet me familjarët është t'u shpjegohet se çfarë është kjo sëmundje. Informimi është pjesa më e rëndësishme. Në momentin që ata marrin informacion të saktë mjekësor, fillojnë të kuptojnë se HIV-AIDS nuk është kaq i tmerrshmëm sa flitet dhe thuhet. Pra, është një sëmundje që kërkon gjithë jetën kurim"-thekson ajo.

Punonjësja sociale që merret me këta personat tashmë e familjarizuar me ata dhe thotë, se fitimi i besimit të këtyre pacientëve është pika më e vështirë e marrëdhënies. Po e nëse e kalon këtë moment, sipas saj, me ata punohet mjaft mirë.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›