Gjirokastër, vdes 20-vjeçarja nga aksidenti

Policia lokale tha se ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, 10 kilometra larg Gjirokastrës.
Sipas të dhënave, aksidenti ndodhi kur makina me të cilën udhëtonte një çift ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Për pasojë, ka humbur jetën shtetasja Aldona Bylykbashi, 20-vjeç, ndërsa ka mbetur i plagosur bashkëshorti i saj, Fatjon Bylykbashi.
Efektivët e policisë rrugore shkuan në vendin e ngjarjes për të zbardhur aksidentin e rëndë. Në Qarkun e Gjirokastrës gjatë këtij viti kanë ndodhur 6 aksidente të rënda, 5 prej të cilave në rrugë kombëtare dhe 7 në rrugë dytësore, ndërkohë që bilanci i aksidenteve është 12 të vdekur. /S.Lleshi/Start
2010-12-24 10:03
[