Gjirokastër, makina përplas për vdekje një 22-vjeçare
GJIROKASTER – Një 22-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur Hunelip.
Sipas policisë, viktima e identifikuar si Pandora Budo, nga Picari i Gjirokastrës, ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës kur u përplas për vdekje nga një makinë tip Benz me targa të Gjirokastrës 15 05 B.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë, të cilat ndaluan drejtuesin e mjetit, ndërsa dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.
(er.nu/news24/BalkanWeb)