Kuorumi s'është vendimmarrja
Nëse gjithnjë e më tepër situata politike e vendit tonë po rëndohet edhe nga diskutimet e zgjatura rreth zgjedhjes së Presidentit të ardhshëm të Republikës, kjo sigurisht që 'legjitimon' pikërisht faktin që kreu i shtetit është funksionar me prestigj të madh. Në këtë kuptim, diskutimet rreth mënyrave të zgjedhjes së tij janë të pritura, për sa kohë që nuk tirren ca si shumë, duke shpërqendruar vëmendjen prej kompleksitetit të problemeve të tjera të domosdoshme për funksionimin normal të shtetit, si edhe nuk dalin jashtë interpretimeve të mundshme kushtetuese.
Rëndësia e këtyre diskutimeve në terrenin tonë aktualisht forcohet edhe më tepër po të merret parasysh që amendimet e bëra para afro katër vjetësh në Ligjin tonë Themelor nuk bëjnë të mundur realizimin e parimit të Kushtetutës sipas të cilit, Presidenti "përfaqëson unitetin e popullit" dhe cenon parimin tjetër për balancimin e pushteteve, duke vënë në pikëpyetje gjithashtu pavarësinë e disa institucioneve kushtetuese, organizimi dhe funksionimi i të cilave lidhet ngushtë me rolin e Presidentit.
Ndërkohë, në shumicën e vendeve europiane me formë qeverisjeje republikane dhe me demokraci të konsoliduar Presidenti zgjidhet ose nga parlamenti monokameral apo bikameral (shih, për shembull Gjermaninë), ose nga një asamble e posaçme që krahas anëtarëve të të dyja dhomave të parlamentit përfshin edhe anëtarë të këshillave rajonale (shih, për shembull, Italinë). Pa hedhur vështrimin më tej edhe te vende me sistem parlamentar ku Presidenti zgjidhet nga populli, mund të thuhet se, sidoqoftë, roli i një Presidenti të paanshëm dhe jashtë ndikimit të partive politike është i pazëvendësueshëm.
Në këtë kuptim, më e arsyeshme dhe më e pëlqyeshme do të ishte amendimi përsëri i disa dispozitave kushtetuese, duke siguruar më së paku një formë të atyre të paprekura para 21 prillit 2008, për ta bërë më të mundshëm opsionin e zgjedhjes së Kryetarit të Shtetit me shumicë të cilësuar prej 3/5-sh, sigurisht duke shmangur mundësinë e zhvillimit të disa zgjedhjeve të përsëritura, që parashikonin dispozita e korrektuara tashmë që prej afro katër vjetësh. Por, me sa duket, me gjithë kërkesat e vazhdueshme rreth këtij kthimi nuk ekziston vullneti politik i mazhorancës për "të vënë dorë" mbi tekstin aktual të Kushtetutës. Përkundrazi, lideri i kësaj force, që është njëkohësisht edhe kreu i pushtetit ekzekutiv këmbëngul prerazi për ta zgjedhur Presidentin e ardhshëm të Republikës me 71 vota, të cilat pretendon se i ka në "xhepin" e vet, duke i mbyllur derën mundësisë së një marrëveshjeve pozitë-opozitë për zgjedhjen konsensuale të Kryetarit të Shtetit.
Në këto kushte, debatet janë spostuar te përcaktimi i kuorumit më të përshtatshëm që mund të legjitimojë seancat kur do të votohet për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Në këto debate janë përfshirë jo vetëm politikanë aktivë dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, por edhe juristë të ndryshëm, midis të cilëve edhe konstitucionalistë të njohur në vendin tonë. Në këto debate spikasin dy opsione. Së pari, që kuorumi i nevojshëm për seancat plenare ku do të votohet për Kryetarin e Shtetit duhet të jetë me jo më pak se 84 anëtarë të Kuvendit. Dhe së dyti, nëse kjo nuk do të bëhet e mundur opozita t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ta interpretuar dispozitën kushtetuese përkatëse.
Pa u ndalur te pasojat që do të rridhnin nga zbatimi i këtyre opsioneve, si dhe pa anashkaluar autoritetin e disa prej politikanëve dhe juristëve të përfshirë në këto debate, autori i këtyre radhëve e ndjen të nevojshme të shprehë edhe ai opinionin e tij mbi këto çështje, duke iu referuar përmbajtjes së Kushtetutës. Konkretisht, në nenin 78/1 të saj thuhet, se: "Kuvendi vendos me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së anëtarëve të tij, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon një shumicë të cilësuar".
Përkrahësit e interpretimit të këtij neni argumentojnë, se nuk mund të fillojë seanca për shqyrtimin dhe votimin e kandidaturave për shqyrtimin dhe votimin e kandidaturave për President të Republikës, po qe se në sallën e Kuvendit nuk do të ishin të pranishëm jo më pak se 64 deputetë, duke e vënë theksin te barazimi i kuorumit (numri i domosdoshëm i pjesëmarrësve) me shumicën minimale që do të duhej të kërkohej për zgjedhjen e një Presidenti konsensual. A është patjetër i arsyeshëm dhe i mundshëm ky argumentim? Le të shpjegohemi shkurtimisht.
Kuorumi nuk është vendimmarrja. Prandaj, edhe kur në tekstin origjinal të Kushtetutës në fuqi parashikohej zgjedhja e Presidentit të Republikës me 3/5-t e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, nuk parashikohej ndonjë tjetër kuorum nga ai i pjesëmarrjes së më shumë se gjysmës së tyre. Kështu, më 2007, pas disa lëkundjeve të deputetëve opozitarë procedimi për votimin e Presidentit të Republikës u fiksua te zhvillimi i këtij votimi edhe pa qenë të pranishëm në sallë 84 deputetë.
Në këtë drejtim duket e vështirë, në mos e pamundur, që të parashikohet një kuorum i ndryshëm nga ai që përcaktohet në nenin 78/1, i ndryshëm posaçërisht për zgjedhjen e Kreut të Shtetit. Aq më tepër i vështirë do të bëhej ky ndryshim, kur kuorumi i ndryshuar, pra, prej 84 deputetësh të pranishëm në seancat plenare të shqyrtimit dhe votimit të kandidaturave për President, do t'i hapte rrugë bojkotimit të këtyre seancave në të pesë votimet e parashikuara sipas nenit 87 të Kushtetutës. Për këtë mundësi, për hapjen e kësaj rruge bllokuese, më shumë të shqetësuar se sa cilido tjetër do të ishin mazhoranca dhe lideri i saj, pa të cilët gjithashtu nuk mund të pretendohet një marrëveshje konsensuale.
Po kështu, në këtë drejtim duket e vështirë, në mos e pamundur, që çështja-objekt debatesh t'i kalojë për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese. Jo vetëm sepse shqyrtimi i saj nga kjo Gjykatë kërkon prezencën e një konflikti, por edhe sepse përbërja aktuale e organit të rishikimit nuk është shumë premtuese, pas mosgatishmërisë së mazhorancës për të dhënë pëlqimin ndaj dekreteve të Presidentit të Topit për emërimin e disa anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu, edhe pas zgjedhjes së Presidentit të propozuar nga Partia Demokratike në bazë të dispozitave aktuale të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese me këtë përbërje të Trupës aktuale të saj, edhe nëse nuk do ta vononte e zvarriste shqyrtimin e ankimit të opozitës, pak gjasa do të kishte që të zbatonte precedentin e Kosovës. Aq më pak gjasa do të kishte, po t'i referohej analoges së saj të Kosovës, Kushtetuta e së cilës në nenin e saj përkatës nuk përmend ndonjë 'shumicë të cilësuar'.
Për të gjitha këto arsye, ndoshta do të ishte më mirë që koha e debateve për kuorumin të shfrytëzohej për ushtrimin e presionit politik mbi mazhorancën, që derisa nuk do të pranonte ndryshimet eventuale të Kushtetutës, të shprehte vullnetin politik për të zgjedhur një President të pavarur, një President asnjanës me autoritetin e nevojshëm në ushtrimin e funksioneve të veta. Intensifikimi i këtij presioni, veçanërisht nga opozita politike, por edhe nga juristët profesionistë, mund të bëhet i frytshëm përderisa ka mbështetjen e plotë të faktorit ndërkombëtar, i cili që tani ka deklaruar se zgjidhjen pozitive dhe demokratike të kësaj çështjeje e vlerëson edhe si një test për ardhmërinë e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)