E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncerti i parë “Live” në Twitter

SHBA - HP dhe Intel do të organizojnë shfaqjen e parë live të një koncerti në Twitter, në kuadër të panairit CES. Ylli i mbrëmjes do të jetë mjeshtri i muzikës elektronike Tiesto.

Koncerti do ta shënojë fillimin e serialit “In the Booth” që ka 10 episode në YouTube, që është vështrim nga prapaskena mbi jetën e Tiestos dhe ndikimin e tij në lëvizjen elektronike dance.

Party privat në të cilën do të luaj Tiesto, në klubin XS në Las Vegas, do të transmetohet live përmes profileve të HP-së dhe Intelit në Tëitter, më 11 janar në orën lokale 22 (12.01 në ora 7 sipas kohës sonë), por vazhdimisht do të përsëritet 48 orët e ardhshme.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›